OUR HISTORY

Themelimi

 

Themelimi i kompanisë daton në 15 Prill 1996, një iniciativë e z.Petrit Maho, i cili pati vizionin se ndryshimet në shërbimin shëndetësor edhe në produktet farmaceutike po fillonin të ishin të pranishme për tregun shqiptar. Intermed është kompani e cila është e licensuar për importin, marketimin, ruajtjen dhe shpërndarjen e produkteve që ajo tregëton.

Produktet/kompanitë e para

 

Among the first companies with which a long-term partnership was established were ITALFARMACO and NOVA ARGENTIA. Through their portfolio, the company introduced its first 25 products to the market, mainly focused on disorders of the nervous system and gynecology. (…for more information see Products). Ky bashkëpunim jo vetëm që është rritur me kalimin e viteve por vazhdon edhe sot duke ruajtur ekskluzivitetin e produkteve të ofruara prej tyre.

Zgjerimi

 

Zhvillimi i Intermed u shoqërua me lidhjen e bashkëpunimit me kompaninë Berlin-Chemie (Menarini Group) duke shtuar numrin e produkteve edhe specialitetet që trajtohen me to. Më pas u mundësua bashkëpunimi me kompani të tjera si Bayer Healthcare, Alvogen, Pharma Swiss, Hoffman La Roche, Nobel Ilac, Allergy therapeutics, etj. (…për më tepër shiko Partners)

Diversiteti i produkteve

 

Intermed ofron për tregun shqiptar produkte markë dhe specifike, vaksina të personalizuara, prodhime farmaceutike xhenerike, barna OTC si dhe shtesa ushqimore, këto produkte mbulojnë thuajse të gjithë gamën e patologjive.

Ambiente

 

Intermed për kryerjen e magazinimit të barnave zotëron një magazinë, e lokalizuar në Maminas, Durrës. Magazina ka një hapësirë prej 1475 m2 me një kapacitet 1200 paleta, është e pajisur me sistem monitorimi të vazhduar (Comet system MS+) për temperturën dhe lagështinë. Magazina i përmbahet të gjithë kërkesave të ruajtjes së produkteve farmaceutike, dhe është e pajisur me dokumentacionin e duhur të cilësisë edhe me sinjalistikën e përshtatshme për menaxhimin sa më të mirë të produkteve.

CLICK TO VIEW PHOTOS

Investime

 

Investime të tjera të z. Maho: Në 2013 blerja e kompanisë së prodhimit farmaceutik RADOFARMA, e fokusuar kryesisht në prodhimin e produkteve farmaceutike humane dhe veterinare, kryesisht produkte xhenerike si dhe përgatesave galenike. Në po të njëjtin vit RADOFARMA u ri-strukturua duke u ndarë në dy kompani të pavarura nga njëra tjetra; – Noval kompania e prodhimit të barnave humane – Vetal kompania e fokusuar në prodhimin dhe tregëtimin e produkteve veterinare. Secila nga kompanitë ka specifikat dhe produktet e veta, të cilat janë në formë-doza të ngurta (tableta), gjysëm të ngurta (kremëra edhe tinktura), parenterale etj.