SIGURIMI I CILËSISË

Sistemi i sigurimit të cilësisë dhe përputhshmëria luajnë një rol thelbësor në krijimin e besueshmërisë në lidhjen me partnerët tanë dhe kujdesin e pacientit.

Verifikimi i politikave të kompanisë, si hallkë e sigurimit të cilësisë,  jep siguri që menaxhimi i barnave të tregtuara dhe shpërndara nga INTERMED, janë në përputhje me kërkesat rregullatore për praktikën e mirë të magazinimit edhe shpërndarjes, vendase dhe europiane.

Sistemi i sigurimit të cilësisë është garanci e pacientëve për përdorimin e barnave me cilësinë e duhur dhe të sigurta për shëndetin e tyre.

SHËRBIMI RREGULLATOR DHE FARMAKOVIGJILENCA

 

Zyra e shërbimit rregullator është pikë kyçe për mbajtjen e marrëdhënies midis INTERMED dhe agjensisë kombëtare të barnave dhe pajisjeve mjekësore (AKBPM) / ministrisë së Shëndetësisë.

Ndër aktivitetet që kryen zyra rregullatore në INTERMED janë:

  • Verifikimi i dosjeve të regjistrimit sipas formatit të miratuar (eCTD)
  • Aplikimet për regjistrim për produktet farmaceutike që INTERMED tregton
  • Aplikimi i variacioneve dhe ndjekja e miratimit të tyre
  • Siguria e pacientit është e para për ne.

Farmakovigjilenca i referohet pjesës së farmakovigjilencës postmarketing dhe lidhet me menaxhimin e sigurisë së produktit duke mbledhur, ndjekur dhe raportuar rastet e efekteve anësore të barnave (ADR) dhe ngjarjeve të padëshiruara.

Raportimi i efekteve anësore apo ngjarjeve të padëshiruara nga produktet tona:

pharmacoviglilance@intermed.al
Etleva Korkuti
etleva.korkuti@intermed.al